Sporti

Superliga- Skënderbeu mposht 2-1 Tiranën në kryeqytet

Kampionët e Shqipërisë, Skënderbeu, kane fituar 2-1 ndaj Tiranës në “Selman Stërmasin” e rikonstruktuar.

Në një atmosferë fantastike, me tifozët bardheblu që nuk reshtën së përkrahuri ekipin e tyre, ishin korçarët ata që dolën fitimtarë në kryendeshjen e javës së 13-te në Superiore.

Skënderbeu kaloi në avantazh që në fillim falë rekordmenit shqiptar të golave, Hamdi Salihit, i cili shënoi golin e 266 në karriere, por që këtë herë nuk festoi duke qënë se ia shënoi ish-skuadrës së tij.

Pas këtij goli, Tirana reagoi menjëherë dhe Gilman Lika pretendon për një 11-metërsh pasi depërton në zonë duke kaluar Arapin, por Jorgji nuk i jep të drejtë shkodranit. Edhe pse rastet nuk munguan, pjesa e parë përfundoi me avantazhin e Skënderbeut.

Edhe 45 minutat e dyta nisin më mirë për korçarët, por këtë herë roveshata e Salihit nuk përfundon në rrjetën e Tiranës.

Në minutën e 52-të, Berisha provon me një nga goditjet e tij Edvan Bakajn, që i përgjigjet apelit. Në minutën e 72-të, ka kaos frikë dhe ndëshkim në zonën e Tiranës, Olyainka del në zonë dhe tenton pa mundur të shënojë, kthimi rokambolesk i topit gjen gati Berishën që pason për Sabien Lilajn që nuk fal, duke dyfishuar rezultatin.

Në minutën e 75-të ka një duel mes Vangjelit e Fukuit në zonë dhe në rrëzimin e japonezit, Jorgji tregon se e ka të vështirë të thotë dy herë jo. Penallti për Tiranën dhe Elis Bakaj nga pika e bardhë fiton duelin me Shehin, duke ngushtuar rezultatin, por vetëm kaq.

Skënderbeu arriti të rezistojë deri në fundin e takimit, duke marrë 3 pikë me mjaft vlerë në garën për titull kampion, ku Partizani kryeson renditjen me 4 pikë më shumë se korçarët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button