Home / Kronika / Gazeta e njohur “Japan Times”: Shqipëria “modeli i harmonisë fetare”

Gazeta e njohur “Japan Times”: Shqipëria “modeli i harmonisë fetare”

Vala e Festimeve për Ditën e Pavarësisë ka mbërritur deri në Japoninë e Largët. Ambasada e Republikës së Shqipërisë në Tokio, e drejtuar nga i Ngarkuari me Punë, Armand Shandro, ka organizuar një pritje me komunitetin shqipëtar dhe miq të Shqipërisë në Japoni.

Shandro ka mbajtur një fjalë përshëndetëse, ku ka siguruar komunitetin shqiptar se Ambasada do të ndërmarrë këtë vit një sërë aktivitetesh që do të kenë si qëllim promovimin e Shqipërisë dhe vlerave të saj  kulturore, sociale dhe aristike.

Në vijim, Shandro konfirmoi se një nga prioritetet kryesore të Ambasadës do të jetë promovimi i turizmit, me qëllim që Shqipëria të jetë një destinacion preferencial për turistët japonezë.pavaresia

Nër të tjera, ai bëri me dije se prioritet i Ambasadës, do të jetë edhe njohja e kompanive japoneze me politikat lehtësuese që ofron Shqipëria për bizneset e huaja, me qëllim thithjen e sa më shumë investimeve japoneze.

Gjithashtu, në kuadër të festimeve, gazeta e njohur “Japan Times” ka publikuar një artikull mbi Shqipërinë, me titull Shqipëria “modeli i harmonisë fetare”. Në këtë shkrim përshkruhen në mënyrë kronologjike, zhvillimet kryesore historike, politike dhe sociale të Shqipërisë, që prej shpalljes së Pavarësisë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: