Home / Kronika / Ministrja Kodheli sot në Kosovë

Ministrja Kodheli sot në Kosovë

Ministrja e Mbrojtjes e Republikës së Shqipërisë, Mimi Kodheli bashkë me një delegacion të ministrisë do të vizitojë sot Ministrinë për Forcën e Sigurisë së Kosovës.

Programi i vizitës fillon në orën 10:15, me Ceremoni ushtarake për nder të ministres Kodheli, pas çka do të ketë një takim me homologun, ministrin Haki Demolli, që do të pasohet nga takimi i dy delegacioneve zyrtare.

Pas kësaj janë paraparë vizita në Qendrën për Studime Universitare (QSU) dhe në objektin e QSU-së, në kazermën “Adem Jashari”.

Leave a Reply

%d bloggers like this: