Home / Kosova / Kerry në Kosovë për procesin demokratik të shtet-ndërtimit

Kerry në Kosovë për procesin demokratik të shtet-ndërtimit

​Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, do të zhvillojë të mërkurën një vizitë zyrtare në Kosovë, për të nënvizuar “shqetësimin e Perëndimit” mbi përparimin e ngathtë që prej përfundimit të luftës në Kosovë, 16 vjet më parë.

Agjencia e lajmeve Reuters citon një zyrtar të lartë amerikan të ketë thënë se vizita e shkurtër e zotit Kerry “ka për synim të dëshmojë edhe mbështetjen për procesin demokratik të shtet-ndërtimit, për forcimin e sundimit të ligjit dhe për bisedimet për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”.

Ky zyrtar citohet të ketë thënë gjithashtu se zoti Kerry do të shtrojë edhe çështjen e pjesëmarrjes së qytetarëve të Kosovës në luftimet në Siri, para se të niset për në Beograd, për të marrë pjesë në takimin e Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë, punimet e të cilit, siç thuhet, do të mbizotërohen nga lufta në Siri dhe rreziku i grupit militant Shteti Islamik.

Vizita e​ Sekretarit amerikan të Shtetit u bë e ditur një ditë më parë edhe nga Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ku deklaroi se “po hyjmë në një javë të rëndësishme pasi do të vije John Kerry. E thërras opozitën që të marr pjesë në seanca pasi aty është vendi i tyre”

One comment

  1. Zoti Sekretar Amerikan i Shtetit, John Kerry, nga shpresa ‎se do të dëgjosh dhe do ta besosh edhe opinionin tim, të ‎një qytetari të rendomë, po i jap vetës të drejt të shpalosë ‎dhembjen që po më mundon.‎
    Kjo çka po ndodhë në Kosovë po shihet qartë. Mjafton t’i ‎referohem Raportit Progresit të evro-komisarit për zgjerim‎ ‎zotëri Johanes Han, ku në mënyrë të përmbledhur thuhet: ‎se në Kosovë zotëron krim i ‎organizuar. ‎
    Kjo përkon me realitetin, dhe jam i bindur se jeni të ‎informuar nga profesionist të informimit, se pushtetmbajtësit ‎‎në Kosovë dhe klanet servile përreth tyre, kanë filluar të ‎shfaqin tiparet përditë më armiqësore ndaj opozitës, që për ‎shumë çka ngjasojnë me ato të ish ‎diktatorit kilian Augusto ‎Pinoçeti. Më e keqja ndër të gjitha këto që ‎po ndodhin në ‎Kosovën e stërvuajtur, është mbështetja e këtyre ‎‎oligarkëve nga ambasadorët vendeve të cilat nga popullata ‎‎shumicë konsiderohen mike, si SHBA, Britani e Madhe, ‎Gjermani dhe ‎Austri. ‎
    Unë si pjesëtar i popullit shqiptar, popullit më pro-amerikan ‎dhe ‎evropian (i pa organizuar në parti politike).Ju bej thirrje ‎‎që të përdorni autoritetin e instrumenteve politike e ‎shtetërore të SHBA-ve që t’u ndërpritet mbështetja këtyre ‎oligarkëve shqipfolës, ‎duke e ndihmuar popullin të zgjedh ‎ata që do të jen të ‎përgjegjshëm ndaj votës së tij.‎

Leave a Reply

Your email address will not be published.