Home / Kronika / Sociale / 1 Dhjetor, sot Dita Ndërkombëtare e Luftës kundër HIV/AIDS

1 Dhjetor, sot Dita Ndërkombëtare e Luftës kundër HIV/AIDS

1 dhjetori njihet ndryshe si Dita Botërore kundër HIV-AIDS (SIDA).

E vendosur që në vitin 1988, kjo datë është një ditë reflektimi dhe përpjekjesh, jo vetëm për të ndihmuar njerëzit e prekur nga virusi HIV, por edhe për t’u angazhuar në luftën kundër përhapjes së mëtejshme të këtij virusi vdekjeprurës.

HIV-AIDS mbetet një nga sfidat e shekullit, jo vetëm në Shqipëri, por për në mbarë botën.

Shumica e njerëzve të prekur me HIV jetojnë në vende me të ardhura të ulëta ose të mesme.HIV-i mund të transmetohet nëpërmjet shkëmbimit të lëngjeve të ndryshme trupore nga individët e infektuar, të tilla si gjaku, qumështi i gjirit, sperma dhe sekrecionet vaginale, transmeton Rel.

Leave a Reply

Your email address will not be published.