Parlamentare

Meta mesazh ngushëllimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Malajzisë

Konferenca-për-shtyp-e-Kryetarit-të-Kuvendit-të-Shqipërisë-Ilir-Meta-2-525x350Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, i ka dërguar një mesazh ngushëllimi Kryetarit të Dhomës së Përfaqësuesve të Malajzisë, Tan Sri Pandikar Amin Haji Mulia, pas rrëzimit të avionit të Malaysia Airlines, si pasojë e të cilit humbën jetën mbi 300 persona.
Në letrën dërguar homogolut të tij, Kryetari i Kuvendit shpreh keqardhjen për lajmin tronditës për rrëzimin e avionit që ka tronditur gjithë opinionin publik.

“Me hidhërim dhe keqardhje të thellë mësova lajmin tronditës për rrëzimin e avionit të Malaysia Airlines, si pasojë e të cilit humbën jetën mbi 300 persona. Kjo ngjarje e rëndë ka tronditur të gjithë opinionin publik shqiptar dhe atë mbarëbotëror”, thekson Meta.

Duke shprehur ngushëllimet për humbjen e jetës së 300 personave, Kryetari i Kuvendit uroi që të zbulohen sa më shpejt shkaqet e rrëzimit të avionit.

“Në emër të të gjithë deputetëve të Kuvendit të Shqipërisë dhe timin personal më lejoni t’Ju shpreh ngushëllimet më të sinqerta Ju dhe të gjithë familjarëve që humbën njerëzit e tyre më të shtrenjtë. Dëshiroj të ndaj me Ju dhimbjen dhe të bashkohem në lutjen Tuaj që shpirtrat e tyre të prehen në paqe, sikurse uroj që të zbulohen sa më shpejt shkaqet e rrëzimit të avionit”, shkruan në mesazhin e ngushëllimit Kryetari i Kuvendit.

“Duke Ju përcjellë ndjenjat e miqësisë së sinqertë dhe solidaritetit të plotë të Shqipërisë dëshiroj t’Ju siguroj se gjendemi pranë jush në këtë moment të vështirë”, theksoi në mesazhin e tij, Ilir Meta.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button