Kosova

Hoxhaj ngushëllon homologët pas ngjarjes tragjike me aeroplanin në kufirin Ukrainë-Rusi

Ministri-i-Punëve-të-Jashtme-i-Republikës-së-Kosovës-Enver-Hoxhaj-ARKIV1-525x350Ministri i Punëve të Jashtme i Republikës së Kosovës, Enver Hoxhaj, i dërgoi telegrame ngushëllimi ministrave të Punëve të Jashtme të Holandës, Malajzisë, Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Australisë, Gjermanisë, Indonezisë, Belgjikës dhe Filipineve, pas rrëzimit të aeroplanit malajzian në kufirin Ukrainë-Rusi, që rezultoi me qindra të vdekur.
Ne emër të popullit dhe të qeverisë së Republikës së Kosovës, ministri Hoxhaj ka shprehur ngushëllimet më të sinqerta për familjarët dhe miqtë e viktimave, në këto orë të dhimbjes dhe pikëllimit.
“Republika e Kosovës fuqimisht mbështet një hetim ndërkombëtar i cili do të sqarojë rrethanat e kësaj tragjedie shokuese. Ne jemi përkrah familjeve të viktimave, popujve dhe qeverive tuaja në këto orë të dhimbshme të një tragjedie ndërkombëtare”, ka shkruar ministri Hoxhaj, në telegramet e dërguara homologëve të vendeve, qytetarët e të cilave kanë humbur jetën në këtë ngjarje.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button