ParlamentarePolitika

Meta në Berlin: Gjermania, partner kryesor për Shqipërinë në zhvillimin ekonomik dhe avancimin e integrimit

Kryetari i Kuvendit, Ilir Meta, gjatë një vizite pune në Berlin, u takua me deputetin e CDU/CSU dhe njëkohësisht zëdhënës për politikën e jashtme të CSU-së, Florian Hahn.

Gjatë këtij takimi z. Meta dhe z. Hahn biseduan mbi marrëdhëniet Gjermani-Shqipëri, bashkëpunimin me Landin e Bavarisë, mbi rritjen e shkëmbimeve midis dy vendeve dhe nxitjen e investimeve, veçanërisht atyre bavareze.

Meta theksoi se reformat e rëndësishme që Shqipëria ka ndërmarrë, dhe veçanërisht reforma në drejtësi, do të krijojnë një klimë më të mirë për investimet e huaja dhe se Shqipëria ofron mundësi të mëdha për investitorët e huaj.

Meta dhe Hahn diskutuan dhe për sfidat e integrimit evropian dhe ato të sigurisë, për krizën e refugjatëve dhe për rolin e Shqipërisë në rajon.

Meta takon Jorg Asmussen.Gjatë qëndrimit të tij në Berlin, Kryetari i Kuvendit u prit në një takim nga Sekretari i shtetit në Ministrinë Federale të Punës dhe Çështjeve sociale, Jörg Asmussen, me të cilin diskutoi mbi forcimin e bashkëpunimit në fushën e arsimit profesional dhe në veçanti mbi mundësitë e punësimit të ligjshëm në Gjermani.

Vëmendje e veçantë iu kushtua gjithashtu rritjes së bashkëpunimit në kuadër të procesit të Berlinit dhe projektet rajonale. Meta theksoi se integrimi i rajonit është një domosdoshmëri që kërkon reforma të thella dhe se Gjermania mbetet partner kryesor për Shqipërinë, si për zhvillimin ekonomik ashtu dhe për avancimin e integrimit evropian.

Në vijim të takimeve të tij në Berlin, kryetari i Kuvendit u takua me deputetin gjerman, Andrej Hunko, Raporter për Shqipërinë në Këshillin e Evropës. Meta dhe Hunko vlerësuan arritjet e deritanishme të Shqipërisë dhe progres-raportin e fundit të Komisionit Evropian. Kreu i Kuvendit shprehu bindjen se Shqipëria do të përmbushë të gjitha detyrimet që burojnë nga progres-raporti, me qëllim hapjen e negociatave për anëtarësim në BE gjatë vitit të ardhshëm.

Meta takon Andrej Hunko1.Shqipëria po ndërmerr reformat e duhura, tha ai, dhe do të përmbushë të gjitha detyrimet e saj që lindin nga progres-raporti. Tashmë jemi vend kandidat i BE-së dhe po punojmë për hapjen e negociatave gjatë vitit të ardhshëm. Në këtë drejtim energjitë janë përqendruar në pesë prioritet kyçe. Edhe progres-raporti i fundit i Komisionit Evropian vlerësoi progresin e qëndrueshëm të Shqipërisë. Por çështja kyçe tani mbetet reforma ne drejtësi si një kusht për hapjen e negociatave me BE. Për këtë është bërë punë e madhe, edhe nga ekspertët e Bashkimit Evropian dhe aktualisht jemi në momentin kur një draft propozimesh për ndryshime kushtetuese i është dërguar Komisionit të Venecias. Mendoj se ky do të jetë një moment i rëndësishëm për Bashkimin Evropian për të nxitur hapjen e negociatave me Shqipërisë, tha Meta gjatë takimit me deputetin Hunko.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button