Home / Bota / Amerika / Obama: Ankaraja dhe Moska të përqendrohen në armikun e përbashkët, Shtetin Islamik

Obama: Ankaraja dhe Moska të përqendrohen në armikun e përbashkët, Shtetin Islamik

Presidenti amerikan, Barack Obama i kërkoi sot Turqisë dhe Rusisë të përqendrohen në armikun e përbashkët, organizatën e Shtetit Islamik, në përfundim të një takimi me presidentin turk, Recep Tayyip Erdogan.

“Ne kemi folur për mënyrën se si Turqia dhe Rusia të mund të punojnë për uljen e tensioneve”, theksoi Obama, në një kohë që tensioni është rritur në maksimum mes Ankarasë dhe Moskës.

“Ashtu si i kam bërë të ditur dhe Erdoganit, ne kemi të gjithë një armik të përbashkët dhe ai është Shteti Islamik dhe dëshiroj të jem i sigurt se ne do të përqendrohemi në këtë kërcënim”, shtoi ai.

Leave a Reply

Your email address will not be published.