Bota

Putin kërkon hetim objektiv për rrëzimin e avionit malajzian

Vladimir-Putin3-512x350Presidenti rus, Vladimir Putin kërkon hetim objektiv mbi tragjedinë e avionit malajzian, që u rrëzua dje në Ukrainën Lindore dhe që shkaktoi vdekjen e 298 personave në bord, në përfundim të një bisede telefonike me kryeministrin holandez, Mark Rutte, njoftuan agjencitë ruse të lajmeve. “Kreu i shtetit vuri në dukje se tragjedia edhe një herë konfirmon nevojën për një zgjidhje të shpejtë paqësore të krizës aktuale në Ukrainë dhe të gjitha rrethanat e rrëzimit të avionit duhet të studiohen me kujdes dhe objektivitet”, thuhet në komunikatën e rastit të Kremlinit, pas bisedës telefonike ku Putini i shprehu ngushëllimet kryeministrit Rutte për 173 viktimat holandeze të tragjedisë. Ndërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi sot se sistemi i raketave ukrainase ishte aktiv dje në ditën e rrëzimit të avionit malajzian. “Më 17 korrik, sinjalet radio ruse, që veprojnë në lidhje me sistemin e raketave ukrainase, tip Bouk-M1, kanë zbuluar lëvizje në afërsi të stacionit të radarit Kupol, afër vendit ku ndodhi fatkeqësia”, tha ministria e sipërcituar.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button