Home / Moda / Ngjyra e gjelbër, do të dominojë në veshjet për festat e fundvitit

Ngjyra e gjelbër, do të dominojë në veshjet për festat e fundvitit

Është fillimi i dhjetorit dhe gjëja e parë që mendojmë, janë festat që zhvillohen, për përmbylljen e vitit.

Në mesin festiv, është edhe fustani, që luan një rol të madh në dukje.

Këtë vit, fustanet që kanë ngjyrë tjetër, do të rrinë të varura në dollap, sepse në trupin tuaj do të vishet vetëm fustani i gjelbër.

Të famshme të ndryshme, si Julianne Moore, Adele dhe Gwyneth Paltrow tashmë i kanë zgjedhur fustanet e tyre, të bazuar në këtë ngjyrë.

Në anën tjetër, një ndikim në zgjedhjen e ngjyrës, ka bërë shtëpia e modës Belmain dhe H&M, që kanë sjellë në treg një mori fustanesh me ngjyrë të gjelbër.

Në Google janë kërkuar 26 për qind, fustanet me ngjyrë të gjelbër, transmeton Telegrafi.

Të hapur apo të mbyllur, nga lëkura apo mëndafshi, të gjitha këto janë zgjedhja juaj.

Vetëm të keni kujdes, se duhet të shtoni vetëm aksesor të thjeshtë dhe që nuk duken shumë.

Leave a Reply

%d bloggers like this: