Home / Ekonomia / Buxheti 2016, Koka: Zonat e mbrojtura, vëmendje të veçantë

Buxheti 2016, Koka: Zonat e mbrojtura, vëmendje të veçantë

Ministria e Mjedisit do të ketë një rritje me pothuajse 50% të buxhetit të saj për vitin e ardhshëm, ku vëmendje të veçantë do të kenë zonat e mbrojtura.

Ministri Lefter Koka gjatë prezantimit të buxhetit në komisionin e veprimtarive prodhuese tha se në programin e mbrojtjes së mjedisit parshikohen një sërë projektesh. Ai përmendi vazhdimin e projektit të landfillit në Elbasan, mbylljen e venddepozitimeve në këtë qytet, dhe ndërtimin e impiantit të energjisë në Fier.

Ndërsa lidhur me menaxhimin e pyjeve, Koka tha se ai i kalon në kompetencë qeverisjes vendore, dhe ministria do të ketë rol inspektimi.

Leave a Reply

Your email address will not be published.