ParlamentarePolitika

Gjermani, Meta pritet nga sekretari i CSU-së, Scheuer

Kreu i Kuvendit të Shqipërisë, Ilir Meta, i ndodhur në Gjermani për një tur vizitash, është pritur nga sekretari i Përgjithshëm i CSU-së, Andy Scheuer, me të cilin ka diskutuar kryesisht për forcimin e mëtejshëm të marrëdhënieve mes dy vendeve tona, e në veçanti mes Shqipërisë dhe Bavarisë.

Në takim, kryeparlamentari Meta ka theksuar se marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe landit jugor gjerman kanë një traditë të hershme, të nisur që me vizitat e ish-kryeministrit Shtraus në vitet ’80, e të forcuar më pas ndër vite. Meta ka vlerësuar interesimin e kompanive gjermane të biznesit, veçanërisht atyre bavareze, për të investuar në Shqipëri, për të cilat ka bërë të ditur se ka ende shumë mundësi të pashfrytëzuara, që janë një potencial i madh për thellimin e bashkëpunimit dypalësh.

Sekretari i Përgjithshëm Scheuer, nga ana e tij, vlerësoi rëndësinë që ka Shqipëria në rajon si një faktor i rëndësishëm për paqen dhe qëndrueshmërinë, si dhe theksoi se landi i Bavarisë shfaq një interes të veçantë për Ballkanin ndikuar edhe prej procesit të Berlinit. Gjithashtu vihet re një interes në rritje i bizneseve bavareze për të investuar në Shqipëri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button