ParlamentarePolitika

Kuvendi, dy seanca brenda javës

Kuvendi i Shqipërisë do të zhvillojë këtë javë dy seanca plenare të njëpasnjëshme, ditën e enjte me mbledhjen e radhës dhe të premten ku do të diskutohet në parim projektbuxheti 2016.

Rendi i ditës i seancës së ditës së enjte parashikon një axhendë të ngjeshur dhe me çështje që kanë shkaktuar debate mes palëve gjatë shqyrtimit në komisione. Ndër pikat e rendit të ditës veçohen disa ndryshime dhe shtesa në “Kodin Penal”; pr/ligji i propozuar nga opozita “Për lejimin e hetimit të pavarur ndërkombëtar mbi akuzat publike të ngritura mbi çështjen “CEZ SHPËRNDARJE SH.A”, pr/ligji “Për lojërat e fatit”, ai “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronave”, etj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button