Home / Bota / Amerika / Sulmi në Kaliforni, policia qëllon për vdekje dy të dyshuar

Sulmi në Kaliforni, policia qëllon për vdekje dy të dyshuar

Autoritetet në Kaliforni dhe FBI kanë hedhur më shumë dritë mbi atë që po quhet si masakra e Kalifornisë në qendrën mjekësore për persona me aftësi të kufizuara në Sam Bernandino ku 14 persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjera janë plagosur.

David Bowdich nga FBI ka konfirmuar se pas shkëmbimit të zjarrit me personat brenda një makine të zezë kanë mbetur të vrarë dy të dyshuar si autorë të ngjarjes, një mashkull dhe një femër.

Sipas tij, të dy ishin të armatosur dhe kishin veshje të errëta, ndërsa të parët kanë shtënë në drejtim të oficerëve të policisë duke mos iu përgjigjur urdhrit për dorëzim.

Po ashtu, është arrestuar edhe një person i tretë i cili ka tentuar të largohet nga zona ku policia dhe të dyshuarit shkëmbyen zjarr. Ai ende nuk është identifikuar dhe nuk është e qartë nëse është direkt i përfshirë në sulm.

Policia po vazhdon të kontrollojë objektin e  “Inland Regional Center”, vend ku vdiqën 14 vetë, për shkak se dyshohet se është gjetur një mjet eksploziv në hapësirat e brendshme.

Bowdich ka thënë se është ende herët për të thënë nëse ky akt është një sulm terrorist.

“Ende nuk mund të flasim me siguri nëse ky ishte një akt terrorist, por ekziston mundësia se ka qenë i tillë. Por, për ta konfirmuar duhet të presim që të përfundojmë të gjitha hetimet e nevojshme”, deklaroi ai.

Leave a Reply

%d bloggers like this: