roze

Skena kult e “Basic Instinct”, një tradhëti

sharonstoneJo se më parë i mungonte fama, por skena e nxehtë në “Basic Instict” e shndërroi Sharon Stone në aktoren më të përfolur, dhe ndoshta i ndryshoi rrjedhën e karrierës së saj.

Por jo gjithcka ka qenë e planifikuar në skenën e famshme, ku aktorja kryqëzon këmbët pa mbathje veshur. Vetë 56-vjeçarja rrëfeu së fundmi për televizionin francez “Telecable Sat” se “mungesa e të brendshmeve gjatë xhirimeve ishte një tradhëti që i kishte bërë regjisori i filmit, Paul Verhoeven”.

Ky i fundit, sipas rrëfimit të aktores, i kishte kërkuar që të mos vishte të brendshme pasi dukeshin keq gjatë filmimit të skenës me fustanin e shkurtër. Për këtë ai i kishte premtuar aktores se edhe pa të brendshme nuk do të vihej re gjë në film. Por krejt e kundërta ndodhi.

“Përpara se të xhironim më tha që të mos vishja të brendshme sepse nuk do të vihej re asgjë. Kur më pas pashë filmin, pak ditë përpara prezantimit në Festivalin e Kanës në  vitin 1992  u ndjeva e tradhëtuar. U ngrita dhe e godita regjisorin, Paul Verhoeven ”, thotë Stone.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button