roze

MTV Video Music Awards, Beyonce merr 8 nominime

beyoncemtvJanë shpallur kandidaturat për MTV Video Music Awards për vitin 2014. Beyonce ka marrë 8 nominime duke përfshirë edhe videon më të mirë të vitit, artisten më të mirë femër dhe koreografinë më të mirë.

Eminem dhe reperja australiane Iggy Azalea kanë marrë nga 7 kandidatura. Eminem është kandiduar për artistin më të mirë mashkull, bashkëpunimin më të mirë dhe për artistin më të mirë Hip Hop. Ndërsa Iggy Azaela është në nominim për videon e vitit, artisten më të mirë femër dhe artisten më të mirë Pop.

Në kandidim për videon më të mirë janë: Iggy Azalea&Charli XCX me videon “Fancy”, “Drunk in love” Beyonce & Jay Z, “Happy” Pharrell Williams, Sia “Chandelier” dhe Miley Cyrus “Wrecking Ball”.

Fituesit e viteve më parë në kategorinë e videos më të mirë të vitit janë: Justin Timberlake “Mirrors” në 2013; Rihanna & Calvin Harris “We found love” në 2012, Katy Perry “Firework” 2011 dhe Lady Gaga “Bad Romance” në 2010.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button