Teknologji

#Love, hashtagu më i përdorur

Hashtagu më i përdorur ka qënë #Love, qyteti më popullor Nju Jorku me Times Square, postimi më i pëlqyer ai i Kendall Jenner.

Dhe sigurisht nuk mungon as ikona që qesh me lot, emoji që edhe Oxford Dictionary ka shpallur si fjala e vitit. Pas fjalëve më të kërkuara në Yahoo!, edhe Instagram ka renditur listën e 2015 në platformën e saj.

Aplikacioni i fotove, në pronësi të Mark Zuckerberg, mbushi pesë vjeç dhe është në një rritje të shpejtë. Sapo ka arritur 400 milionë përdorues unik në muaj, dhe 40 miliardë foto të shpërndara, një mesatare prej 80 milionë fotosh në ditë.

Sipas klasifikimit të bërë nga Instagram për 2015, vihet re se vendet më të fotografuara në platformë, përveç Nju Jorkut, janë Londra me Tower Bridge, Moska me Sheshin e Kuq, dhe Los Angeles me Dodger Stadium.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button