EkonomiaParlamentare

Kuvend-P/ligji i pronave, Manjani:Ndërrim epoke; PD:Po përsëritet shpronësimi

Seanca plenare e Kuvendit, e nisur rreth orës 11:00 të ditës së enjte, po vijon dhe në orët e para të së premtes me diskutimin e projektligjit “Për trajtimin e pronës dhe përfundimin e procesit të kompensimit të pronës”.
Në prezantimin e projektit, ministri i Drejtësisë Ylli Manjani tha se aktualisht kemi në fuqi një ligj me nje liste dëshirash të pazbatueshme, pasi kemi një tufë me nene që thonë të drejta, por që nuk zbatohen.
Elementi tjetër është, nga njëra anë e drejta ligjore për të gëzuar pronën sipas ligjit aktual dhe nga ana tjetër ka një realitet, si pasojë e kaosit urban në vite dhe një morie aktesh administrative, që toka që i takon pronarit, zihet dhe ligji në fuqi bëhet gjithnjë e më pazbatueshëm, nenvizoi Manjani.
Nisma e re e qeverisë, vijoi ai, e vendos cështjen e pronave në shinat reale të zgjidhjes. “Sot na duhet ta korrektojmë këtë situatë të gjithë bashkë dhe ketu nuk ka dasi politike”, shtoi ai.
Ministri Manjani pranoi se ligji i ri cel debate te natyrës kushtetuese, ndërsa sqaroi se përmes tij merr përparësi kompensimi fizik.
Duke u ndalur tek çështja e kushtetueshmërisë, Manjani preku parimin kushtetues të sigurisë juridike, e cila, tha ai, nuk mund të cënohet me një ligj të mëvonshëm.
‘Ligjin ta shohim si nje ndërrim epoke, për ta futur këte problem në shinat e zgjidhjes apo të shtojmë faturën. Kjo është nje ftesë e sinqertë që mos e politizojmë këte ceshtje”, tha ministri i Drejtesise sot ne Kuvend.

Peleshi:Ligji i ri i pronave, kthesë historike

Zv/kryeministri Niko Peleshi e konsideroi ligjin e ri te pronave një kthesë historike në trajtimin e cështjes së ish-pronarëve. “Ky ligj fikson një mekanizëm të qartë për të përfunduar procesin e kompensimit në dhjetë vite. Ligji garanton kompensimin për të gjithë pronarët në tokë bujqësore, livadhe apo pyje. Ligji garanton kompensim të barabartë fizik apo forma të tjera sipas rendit kronologjik, duke nisur nga vendimi më i vjetër”

PD-Bylykbashi:Po përsëritet padrejtësia e shpronësimit 
Duke folur në emër të grupit parlamentar, deputeti i Partisë Demokratike, Oerd Bylykbashi u shpreh kundër ligjit të ri të pronave, të cilin e konsideroi ‘një mënxyrë‘.
“Me këte ligj padrejësia e shpronësimit po përsëritet pas 71 vitesh. Kthim fizik të pronës nuk ka më, por ka nje kompensim fizik per pronarin në pronën e vet, por jo kthim fizik të pronës”, tha ai. Sipas Bylykbashit, ligji nuk eshte nje zgjidhje ne favor te pronareve, por nje zgjidhje ne interes te buxhetit te shtetit. Deputeti demokrat paralajmeroi se PD sapo te vije ne pushtet do ta shfuqizoje kete ligj.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button