Ekonomia

Katër partnerët tregtarë: Italia, Kina, Greqia dhe Turqia

aSipas Insitutit të Statistikave, në muajin tetor 2015 eksportet e mallrave arritën vlerën 20 mld lekë, duke u ulur me 9,3 % në krahasim me tetor 2014 dhe 1,0 % në krahasim me shtator 2015. Importet e mallrave në muajin tetor 2015 arritën vlerën 50 mld lekë, duke u ulur me 4,3 % në krahasim me tetor 2014 dhe duke u rritur me 14,0 % në krahasim me shtator 2015. Deficiti tregtar i këtij muaji është 30 mld lekë, duke u ulur me 0,6 % krahasuar me tetor 2014 dhe duke u rritur me 27,0 % në krahasim me shtator 2015.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të eksporteve

Ulja vjetore e eksporteve prej 9,3 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -8,7 pikë përqindje, “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,4 pikë përqindje, “Prodhime druri dhe letre” me -0,9 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të eksporteve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +2,3 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” kanë kontribuar me +1,0 pikë përqindje, “Produkte kimike dhe plastike” me +0,4 pikë përqindje.

Ndikimi i grupeve kryesore në ndryshimin vjetor të importeve

Ulja vjetore e importeve prej 4,3 % këtë muaj është ndikuar kryesisht nga grupet: “Minerale, lëndë djegëse, energji elektrike” me -4,0 pikë përqindje , “Materiale ndërtimi dhe metale” me -2,2 pikë përqindje, “Ushqime, pije, duhan” me -1,0 pikë përqindje. Në ndryshimin vjetor të importeve kanë ndikuar pozitivisht grupet: “Tekstile dhe këpucë” me +2,0 pikë përqindje, “Makineri, pajisje dhe pjesë këmbimi” me +1,2 pikë përqindje, “Lëkurë dhe artikuj prej tyre” me +0,7 pikë përqindje.

Partnerët dhe rritja e eksporteve dhe importeve

Në muajin tetor 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të eksporteve, në krahasim me tetor 2014 janë: Greqia me 33,7 %, Gjermania me 30,3 % dhe Kina me 260,4 %. Ndërsa vendet me të cilat eksportet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me 18,9 %, Kosova me 19,7 % dhe Spanja me 12,9 %. Në muajin tetor 2015, vendet me të cilët Shqipëria ka pasur rritje më të madhe të importeve, në krahasim me tetor 2014 janë: Kina me 17,5 %, Turqia me 21,2 % dhe Franca me 6,1 %. Ndërsa vendet me të cilat importet kanë pasur uljen më të madhe janë: Italia me 4,2 %, Greqia me 32,3 % dhe Gjermania me 11,5 %.

Katër partnerët tregtarë

Nuk ka ndryshuar kahja e shkembimeve tregtare, ku si gjithnjë vendet e BE-se janë porta e madhe. Ndërsa vendet ndryshojnë si psh nëse Greqia ka qënë partneri i dytë tradicional, tashmë është Kina partneri i dytë, duke e spostuar Greqinë në vendin e tretë.   Sipas INSTAT, shkëmbimet tregtare me vendet e BE zënë 67,9 % të gjithë tregtisë. Në Tetor 2015, eksportet drejt vendeve të BE-së zënë 81,3 % të eksporteve gjithsej dhe importet nga vendet e BE-së zënë 62,5 % të importeve gjithsej. Partnerët kryesorë tregtarë janë Italia (37,3 %), Kina (7,1 %), Greqia (5,9%) dhe Turqia (5,7 %).

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button