Home / Europa / Danimarka u thotë “Jo” ligjeve të BE-së

Danimarka u thotë “Jo” ligjeve të BE-së

Danezët kanë refuzuar t’i adoptojnë ligjet e Bashkimit Europian sa i përket politikave kufitare, në një referendum që mund ta afronte vendin me bllokun, thonë rezultatet finale.

Qeveria daneze e qendrës së djathë synoi që t’i braktisë disa politika të veçanta në raport me ato të BE-së, transmeton Klan Kosova.

Por pas numërimit të votave, më shumë se 53 për qind u kanë thënë jo propozimeve.

Votimet ndodhën një javë pas sulmeve të Parisit dhe teksa Europa po përballet me numër rekord të imigrantëve.

“Ishte jo e qartë”, ka thënë kryeministri Lars Lokke Rasmussen, duke shtuar se “e respekton plotësisht” vendimin e votuesve.

Qeveria, e mbështetur nga Opozita e pati mbështetur propozimin, duke thënë se kjo do t’i ndihmonte autoritetet daneze pas sulmeve të Parisit.

Leave a Reply

%d bloggers like this: