Rajoni

Hungaria kundërshton planin e BE-së për refugjatët

ccKryeministri hungarez Viktor Orban njoftoi të enjten se Hungaria i ka paraqitur një ankesë Gjykatës Europiane të Drejtësisë në Luksemburg kundër programit të BE-së mbi shpërndarjen e refugjatëve me kuota të detyrueshme.

Orban thotë se është me rrezik që të hapet kufiri i jashtëm i BE-së për fluksin e refugjatëve. Vetëm protestat nuk mjaftojnë, tha ai, duke shtuar se Hungaria duhet të marrë masa më të rrepta. Rojet kufitare hungareze do të nisen së shpejti në Maqedoni, për të ndihmuar në mbrojtjen e kufirit.

“Procedurat ligjore të nisura nga BE-ja kohët e fundit, janë në fakt kundërpërgjigje ndaj Hungarisë, pasi qeveria hungareze kundërshton politikën e Brukselit mbi refugjatët,” shtoi Orban.

Më 22 shtator, ministrat e Brendshëm të vendeve të BE-së ranë dakord për shpërndarjen e 120 mijë refugjatëve në Itali dhe Greqi. Por kjo skemë shpërndarjeje u pa me hezitim nga disa vende anëtare, ndërsa Çekia, Sllovakia, Rumania dhe Hungaria vendosën të qëndronin jashtë saj.

Kryeministri britanik David Kameron dhe homologu i tij bullgar Boyko Borissov deklaruan para mediave se çelësi i zgjidhjes së krizës së refugjatëve është shtimi i kontrollit të kufijve të jashtëm të BE-së dhe kjo e fundit duhet të vazhdojë të kërkojë një politikë të gjithanshme për këtë krizë. Ata shtuan se duhet të merren më shumë masa për kthimin e emigrantëve të paligjshëm.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button