Arte

Botohet në shqip libri “Urtësia Shekullore dhe Qeverisja, Citimet e veprave Klasike Kineze nga Presidenti Xi Jinping”

kTë mërkurën u zhvillua në hotel “Tirana International”-Tiranë, ceremonia e promovimit të librit “Urtësia shekullore dhe qeverisja – Citimi i veprave klasike kineze nga presidenti Xi Jinping”. Në këtë ceremoni morën pjesë ministrja e Kulturës e Shqipërisë Mirela Kumbaro, kryetari i Shoqatës Kulturore Shqipëri-Kinë Iliaz Spahiu, drejtori i Shtëpisë Botuese “Onufri” Bujar Hudhri, si edhe personalitete nga qarqe të ndryshme, përfaqësues nga Redaksia e shqipes e Radios së Jashtme të Kinës dhe nga institucione të tjera kineze, qytetarë kinezë me banim në Shqipëri etj.

Në fjalën e vet në ceremoni, ministrja shqiptare e Kulturës Mirela Kumbaro uroi për botimin e librit “Urtësia shekullore dhe qeverisja – Citimi i veprave klasike kineze nga presidenti Xi Jinping” dhe u shpreh falënderime si palës shqiptare, ashtu edhe asaj kineze për përpjekjet e përbashkëta për botimin e këtij libri. Ajo tha se tani gjendja e shkëmbimeve kulturore midis Shqipërisë dhe Kinës është shumë e mirë, duke vënë në dukje se “Marrëveshja e bashkëpunimit për botimin e librave klasikë me përkthime të ndërsjella”, e nënshkruar sivjet midis Shqipërisë dhe Kinës, është futur në kornizën e “Bashkëpunimit 16+1”.

Ambasadorja kineze në Shqipëri Jiang Yu u shpreh në ceremoni se botimi i librit “Urtësia shekullore dhe qeverisja – Citimi i veprave klasike kineze nga presidenti Xi Jinping” është një ngjarje me rëndësi në bashkëpunimin në fushën e kulturës midis Kinës dhe Shqipërisë, duke krijuar një nisje të mirë për bashkëpunimin e suksesshëm në fushën e botimeve midis Kinës dhe Shqipërisë. Në emër të Ambasadës së Kinës në Shqipëri, ajo falënderoi Shtëpinë Botuese “Zhonghua” të Hong-Kongut dhe Shtëpinë Botuese “Onufri” për bashkëpunimin e ngushtë dhe përpjekjet e përbashkëta për botimin e këtij libri. Në të njëjtën kohë, znj. Jiang përgëzoi edhe grupin e përkthyesve të këtij libri nga Redaksia e shqipes e Radios së Jashtme të Kinës.kkk

Ambasadorja Jiang u shpreh se në prill të këtij viti, Kina dhe Shqipëria nënshkruan “Marrëveshjen e Bashkëpunimit për Botimin dhe Përkthimin e Veprave Klasike”. Kështu parashikohet që në pesë vitet e ardhshëm të botohen gjithsej 50 vepra klasike të të dy vendeve për nxitjen e bashkëpunimit në fushën e botimeve.

“Kina dhe Shqipëria kanë një histori të lashtë dhe kulturë të pasur ndaj dhe potenciali i bashkëpunimit është i madh,” tha Jiang ndërsa shtoi se shpreson që botimet dypalëshe do të shtohen. “Popujt e të dy vendeve mund të gëzojnë më shumë rezultate nga bashkëpunimi kulturor, i cili mund të forcojë lidhjet shpirtërore dhe nxisë marrëdhëniet miqësore midis Kinës dhe Shqipërisë,” shtoi ambasadorja.kk

Në fjalën e vet anëtarja e redaksisë së shqipes të Radios së Jashtme e Kinës dhe një nga përkthyeset e librit, Zhang Yan, përmendi vargun e poetit kombëtar shqiptar Naim Frashëri:”Dhe drit’e diturisë përpara do na shpjerë”, duke thënë se dituria jo vetëm mund ta ndihmojë një njeri të ketë sukses personal, por mund të nxitë edhe përparimin e një vendi. Ajo tha se ndonëse përkthimi është një proces me shumë vështirësi dhe sfida, përsëri bashkëpërkthimi i këtij libri i dha shumë kënaqësi. Znj. Zhang shprehu besimin se lexuesit e këtij libri do ta kuptojnë më mirë konceptin qeverisës të presidentit të Kinës Xi Jinping, dhe do të njohin më shumë historinë e kaluar, gjendjen e tanishme dhe prirjet e zhvillimit të ardhëm të Kinës. Ajo vuri në dukje se ky është botimi i parë në gjuhë të huaj i kësaj vepre, prandaj lexuesit shqiptar janë të parët që mund ta lexojnë atë në gjuhën amtare.

 

 

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button