Home / Parlamentare / Sërish tensione; opozita ndërpret Ramën, Meta seancën

Sërish tensione; opozita ndërpret Ramën, Meta seancën

Seanca parlamentare, ku po shqyrtohet projektbuxheti i vitit të ardhshëm, është tensionuar pak kohë pas mbërritjes në sallë të ish-kryeministrit Sali Berisha dhe në kohën që në foltore vazhdonte prezantimin e projektit, kryeministri Edi Rama.

Gjatë fjalës së tij të gjatë, Rama akuzoi opozitën për shpifje karshi maxhorancës dhe qeverisë.

“Mos nxirrni nga goja gjëra që nuk janë në funksion të saj për të nxjerrë”, tha ai ndër të tjera.

Kjo ka mjaftuar që deputetët e Partisë Demokratike të ngriheshin të revoltuar duke iu drejtuar foltores, nga e cila i ndante personeli i sigurisë së Kuvendit.

Pas pak momentesh tensione, kryetari i Kuvendit, Ilir Meta ndërpreu seancën për të rifiluar pas qetësimit të situatës.

Leave a Reply

Your email address will not be published.