ParlamentarePolitika

Kokëdhima: Do të votoja me kënaqësi Metën si Kryeministër

“Koalicioni PS-LSI është funksional dhe do të qeverisë gjatë”

Deputeti socialist, Koço Kokëdhima duke e konsideruar koalicionin e majtë qeverisës mes PS-LSI funksional, edhe pse herë pas here flitet për përçarje mes tyre do të votonte Ilir Metën për Kryeministër nëse në zgjedhjet e ardhshme do të bëhet kreu i LSI-së, Kryeministër. “Sipas kësaj që thoni ju, për mandatin tjetër, mbaje mend që të ma bësh 3-4 muajt e fundit përpara zgjedhjeve kur të hapim negociatat kur të bëjmë formulat për mandatin qeverisës do të përgjigjem menjëherë. Por sot çfarë të them. Nëse partia PS dhe LSI në zgjedhjet e ardhshme do të bëjnë një qeveri me Ilir Metën Kryeministër do ta votoj me kënaqësinë më të madhe s’ka asnjë problem”, ka thënë deputeti Kokëdhima në një intervistë për Ora News. Akuzat e bëra nga Edi Rama kur ishte në opozitë për bashkëdrejtuesin e koalicionit të majtë, socialisti Kokëdhima i ka konsideruar pjesë të lojërave politike dhe sjelljeve që kanë ndodhur dhe nuk janë aspak gjëra të reja në politikën në vend. Ai ka mohuar zërat se ka një përplasje ndërmjet dy aleatëve kryesorë të koalicionit të majtë. “Unë i njoh që të dy edhe zotin Rama edhe zotin Meta, madje i kam miq që të dy edhe dua t’ju them që ato janë shumë të pjekur dhe shumë seriozë në përgjegjësitë që ushtrojnë si liderë të së majtës së bashkuar. Janë të pjekur politikisht shumë të përgjegjshëm dhe për mendimin tim e kanë ndërtuar këtë koalicion krejtësisht funksional, koalicionet nuk janë të thjeshta janë të vështira edhe një familje dhe një parti nuk është e thjeshtë e kemi parë edhe në Shqipëri dhe jashtë Shqipërisë. Një shumicë qeverisëse sesa është një organizëm i gjallë. Koalicioni mes PS dhe LSI siç thashë është shumë funksional, është i votuar për të qeverisur si koalicion. Partitë tona kanë bërë një koalicion parazgjedhor janë votuar si të tilla nga populli me një votë plebishitare dhe këto dy parti e kanë manifestuar të gjithë këtë përgjegjësi plotësisht në ushtrimin e pushtetit”, theksoi Kokëdhima. Sipas tij, qeverisja mes PS-së dhe LSI-së do të vijojë dhe pas zgjedhjeve parlamentare të vitit 2017. “Nuk di të bëj predikuesin nuk dua, po di të them që koalicioni mes PS-së dhe LSI-së është një koalicion që do të qeverisë gjatë edhe pse juve mund t’ju duket një koalicion i ftohur ose përçarë, është që po ju them se do të jetojë gjatë. Mos kini dyshim dhe më besoni edhe mua, se Besa tha që babi e sheh mirë të ardhmen, kështu do të ndodhë, kjo nuk do të thotë se koalicioni nuk ka sfida për të kaluar, ka nevojë që të përmirësohemi të vetëkorrigjohemi edhe kështu me radhë”, theksoi deputeti i PS-së. Kokëdhima foli për herë të parë edhe në lidhje me platformën e riorganizimit të PS-së, për të cilën tha se “reforma e PS është produkti i ideve dhe angazhimeve të të gjithë kolegëve deputetë dhe drejtues të PS dhe në radhë të parë janë në bazë të kësaj reforme idetë e kryetarit të PS-së të Shqipërisë, zotit Edi Rama”. “Fakti është që në PS është duke u zhvilluar një reformë që synon modernizimin e PS-së për t’iu përgjigjur sfidave të sotme dhe në funksion të zgjedhjeve të 2017-s”, tha deputeti socialist.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button