Home / Bota / Amerika / Ngrihet aktpadi ndaj FedEx-it

Ngrihet aktpadi ndaj FedEx-it

Një gjykatë federale në San Francisco ka ngritur aktpadi ndaj Korporatës së FedEx-it, nën akuzat se ka qenë në dijeni për kolitë postare me sustanca droge, shpërndarja e të cilave kontrollohet nga qeveria për njerëzit me recetë. Ilaçet janë blerë nga farmaci pa liçencë, që e kryejnë aktivitetin e tyre në internet.fedex

Qeveria thotë se e ka paralajmëruar kompaninë postare shumë herë, duke filluar që nga viti 2004, se farmacitë po e shfrytëzonin për të çuar me postë drogë, por FedEx-i nuk i ka pezulluar dërgesat. Kjo çoi në njoftimin për ndjekje penale kriminale ndaj kompanisë.

 FedEx thotë se nuk mban përgjegjësi për ndalimin e ilaçeve dhe se do të vetëmbrohet në gjykatë. FedEx po ashtu thotë se i ka kërkuar vazhdimisht qeverisë një listë për farmacitë që operojnë në internet dhe se kjo listë nuk i është dhënë asnjëherë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.