Maqedonia

Boshkovski: Burgosja ime është e montuar dhe kam fakte për këtë!

Prokurorja Lidija Raiçeviq-Vuçkova, e cila e udhëheqë lëndën rastin “Rover”, në të cilën njëri ndër të akuzuarit është edhe ish ministri i Punëve të Brendshme, Lube Boshkovski, sot ka deklaruar se tërhiqet nga rasti derisa nuk vendoset se këtë lëndë a do ta merr Prokuroria Speciale apo jo.

Vendimi i prokurores Raiçeviq-Vuçkova, ka ardhur pasi që në seancën e sotme gjyqësore Bshkoski, ka prezantuar transkipta dhe USB për të cilat ka thënë që përmbajnë biseda të cilat sipas tij, ato tregojnë se si ka qenë i montuar për burgosjen e rastit “Rover”.

Boshkovski ka thënë që nëpërmjet avokatit të tij, materialet do t’i dorëzojë te prokurorja speciale, Katica Janeva.

Ky është gjykimi i tretë i rastit “Rover”,. Pasi që Gjykata e Apelit i ka hedhur poshtë dy aktgjykimet e shkallës së parë, për shkak të lëshimeve dhe vërtetimit të gjendjes faktike.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button