Home / Kosova / Opozita kosovare refuzon dialogun me Qeverinë

Opozita kosovare refuzon dialogun me Qeverinë

Kryeministri, Isa Mustafa, i ka ftuar kryetarët e tri subjekteve opozitare që të takohen më 7 dhjetor për të gjetur një zgjidhje për tejkalimin e krizës parlamentare, por opozitarët e kanë refuzuar këtë ftesë, duke thënë se ajo është joserioze

Kryeministri i Kosovës, Isa Mustafa, edhe zyrtarisht ka ftuar të premten kryetarët e tri subjekteve opozitare Visar Ymerin, Ramush Haradinajn dhe Fatmir Limajn që të takohen të hënën për të dialoguar për shqetësimet e opozitës rreth Marrëveshjes për Asociacionin e Komunave me shumicë serbe dhe asaj për Demarkacionin e Kufirit me Malin e Zi.

Megjithatë drejtuesit e opozitës e kanë refuzuar ftesën e kryeministrit, duke thënë se ajo është joserioze dhe se nuk kanë arsye për të dialoguar më përderisa nuk janë tërhequr marrëveshjet.

Opozitarët kanë thënë se ata nuk po e kundërshtojnë tejkalimin e krizës por, sipas tyre, një takim i tillë çfarë e ka propozuar kryeministri është i thatë dhe pa ndonjë rezultat. Kryeministri Mustafa në një konferencë për media bëri të ditur se ftesën ua ka dërguar tre liderëve opozitarë për një takim më 7 dhjetor, në orën 14:00, në ambientet e Kuvendit të Kosovës.

Ftesën për një takim të përbashkët e ka marrë edhe zëvendëskryeministri dhe kryetari i PDK-së, Hashim Thaçi

Leave a Reply

Your email address will not be published.