Kosova

Petrit Selimi: Siç po duket, do të shkojmë në zgjedhje

Petrit Selimi nuk e ka përjashtuar mundësinë e shkuarjes në zgjedhje. Selimi tha se PDK ka të drejtë të krijoj qeverinë dhe se nëse partitë tjera nuk duan të hyn në koalicion do të pyetet sovrani, duke shkuar në zgjedhje.

petrit_selimi

Petrit Selimi nga PDK thotë se në seancën konstituive kishte uzurpim, nga ana e LDK-AAK dhe NISMA.

Në Insteraktiv të KTV’së ai kritikoi edhe deputetët të cilët tha se u mblodhën rreth Flora Brovinës, duke mos respektuar të kaluarën e saj dhe respektin që ajo gëzon.

Selimi u shpreh optimist se PDK do të krijoj qeverinë për siç tha “vazhdimin e misioneve të reja”.

Sipas tij po tentohet të instalohet në vend një sistem për fitimin e qeverisjes pa i fituar zgjedhjet.

Kjo tha ai është e dëmshme për vendin.

Selimi tha se Isa Mustafa po sillet si kryetar i Kuvendit por tha ai, ai nuk mori urime për postin e tij.

Selimi tha se nuk do të marrin pjesë në Kuvend deri në përgjigjen e Gjykatës Kushtetuese.

“Efekti juridik nëse del që është ilegal është i barabartë me zero”, tha Selimi.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button