Home / Bota / Kryeministrja, Laimdota Straujuma jep dorëheqjen

Kryeministrja, Laimdota Straujuma jep dorëheqjen

cKryeministrja e Letonisë Laimdota Straujuma njoftoi mëngjesin e sotëm dorëheqjen për shkak të një performance të dobët të qeverisë së saj. “Njoftova presidentin për dorëheqjen e qeverisë”, deklaroi Straujuma në përfundim të takimit me kreun e shtetit, Raimonds Vejonis, i cili u shpreh se qeveria nën drejtimin e Straujuma-s nuk po jepte rezultate të kënaqshme.

“Ne duhet të kishim në fokus politikën e jashtme, kërcënimet kundër sigurisë në Evropë, krizën e refugjatëve. Për këtë arsye ne kemi domosdoshmëri për një qeveri funksionale”, u shpreh ai. “Unë besoj se idetë e reja, mbështetjet e reja dhe energjitë e reja janë të nevojshme për ndërtimin dhe forcimin e themeleve të forta”, u shpreh Straujuma e cila mori këtë post në janarin e vitit 2014.

Prej disa javësh qarkullonin zëra në media për një largim të mundshëm të kryeministres. Më 4 dhjetor ajo kishte denoncuar një fushatë të organizuar kundër saj ndërsa ishte shprehur se dëshironte të qëndronte në postin e saj.

Leave a Reply

%d bloggers like this: