Bota

“Orbital ATK” rinis misionet në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës

ddPas disa vonesash për shkak të motit, anija kozmike “Cygnus” e kompanisë amerikane “Orbital ATK” u lëshua me sukses të dielën për në Stacionin Ndërkombëtar të Hapësirës. Lëshimi u bë një vit pas shpërthimit gjatë nisjes të raketës “Antares” të po kësaj kompanie. “Cygnus”, një anije kozmike mallrash e përmirësuar, është planifikuar të mbartë më shumë se 3 500 kg ushqime, veshje, furnizime dhe pajisje për eksperimente shkencore në stacionin hapësinor. Gjithashtu në anije janë edhe dy palë kufje realiteti virtual “HoloLens” të “Microsoft”-it, të cilat do t’u ofrojnë ekipit në stacionin hapësinor dhe të pranishmëve në qendrat e kontrollit në tokë pamje të gjithçkaje që shohin astronautët.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button