PolitikaPresidenciale

Nishani: Të kthejmë në Shqipëri shpresën dhe besimin

“Të kthejmë në Shqipëri shpresën dhe besimin për ta bërë vendin sa më parë si gjithë Europa”, ishte thirrja e Presidentit Bujar Nishani, gjatë një takimi përkujtimor kushtuar 8 Dhjetorit, fillimit të Lëvizjes Studentore kundër regjimit komunist të kohës, që çoi në njohjen e pluralizmit politik në vend, pas 46 vitesh diktature.

“Të thërrasim rizgjimin e shpresës për ta bërë vendin nesër më të mirë. Të vendosim gjithë talentin dhe forcën e të rimëkëmbim ekonominë, por mbi të gjitha të kthejmë besimin tek drejtësia. Këto janë sfidat e orës së re të Shqipërisë që i takojnë gjeneratës së re. Të nxisim shqiptarët dhe gjithë aktorët në vend që të reflektojnë sinqerisht dhe mbi të gjithe vetveten per mësimet dhe pësimet e këtyre 25 viteve. Ka ardhur koha për një sjellje më të përgjegjshme politike dhe qytetare. Qytetarët duan të shohin më shumë punë dhe më pak retorikë, ata meritojnë të përfaqësohen denjësisht, si një popull që ka kaluar në një kalvar të gjatë mundimesh”, u shpreh gjate takimit Presidenti Nishani, i organizuar nga Universiteti i Tiranes ne mjediset e Kinoteatrit te Qytetit Studenti, aty dhe ku nisi Levizja Studentore.25-vjetori i rrëzimit të sistemit komunist Foto Agim Dobi (1)

Me pas, Kreu i Shtetit ne fjalën e tij theksoi se dhe pse kanë kaluar 25 vjet nga rënia e komunizmit në Shqipëri ndërtimi i demokracisë vijon të mbetet ende një sfidë e madhe e tërë shoqërisë shqiptare.
Edhe pse Shqipëria ishte vendi që e vuajti më shumë regjimin totalitar dhe doli më i fundit nga ky kalvar vuajtjesh, sërish pasojat që la ai sistem, edhe 25 vjet më pas, vazhdojnë ende të  reflektohen përmes mentaliteteve, sjelljeve kulturore sociale e institucionale, duke e mbajtur shoqërinë tonë të paçliruar nga mjaft pasoja që ai sistem prodhoi, nenvizoi Nishani.
“25-vjetori i rënies së komunizmit, vijoi ai, e gjen Shqipërinë tërësisht të transformuar, me arritje  mbresëlënëse, por dhe me dështime e ulje të padëshiruara”.

25-vjetori i rrëzimit të sistemit komunist Foto Agim Dobi (3)Duke u ndalur tek persekutimet dhe vuajtjet e regjimit komunist, Kreu i Shtetit vuri ne dukje se krimet e këtij sistemi duhet të hetohen.

“A meritojnë që këto akte të hetohen, edhe me ligjet e kohës. Jo për hakmarrje e as për revansh, por për drejtësi.
Janë me qindra të rinjtë e ekzekutuar vetëm se tentonin të shkonin jashtë, për të parë si ishte jeta në Perëndim. Dhe pasi ekzekutoheshin, ekspozoheshin me makina në qytet. Kjo ka ndodhur në Shqipëri”.

Presidenti vlerësoi lart figurën e të gjithë studentëve të Lëvizjes Studentore, duke i cilësuar ata heronj të këtij vendi, që shembjen e diktaturës hoxhiste.

“Sekreti i lirisë është guximi për të menduar, besuar dhe për ta mundur frikën dhe 25 vjet më parë ata që e vranë frikën qenë banorët e këtij Qyteti. Diktatura hoxhiste nuk ra vetë, por ajo u shemb me guxim nga rinia që do ndryshonte historinë e Shqipërisë”, tha Nishani.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button