Home / Ekonomia / Stoku i padisbursuar i kredive arrin në 1.3 mld USD, rrezikohet tejkalimi i tavaneve buxhetore

Stoku i padisbursuar i kredive arrin në 1.3 mld USD, rrezikohet tejkalimi i tavaneve buxhetore

dddddStoku i akumuluar, por ende i padisbursuar kredive të huaja vijon të jetë në nivele të larta (rreth 1.3 miliardë euro), duke vënë në rrezik tejkalimin e tavaneve të parashikuara në Planifikimin Buxhetor Afatmesëm (PBA), raporton Ministria e Financave në Kuvend në kuadër të Projektbuxhetit 2015.

Ministria e Financave referon se, gjatë 9 muajve vitit 2015 janë disbursuar rreth 434.3 milionë euro ose 106.27 milion euro më shumë se, disbursimet e kryera në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

Të njëjtat burime sqarojnë se, kjo rritje e disbursimeve gjatë këtij viti i atribuohet fondeve të akorduara për Mbështetje Buxhetore në vlerën e 350.09 milionë euro, krahasuar me 218.73 milion euro në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar.

“Nëse nuk marrim në konsideratë pjesën e akorduar për Mbështetje Buxhetore, atëherë disbursimet e këtij 9 mujori për projektet me financim të huaj rezultojnë rreth 23% më të ulta se e njëjta periudhë e vitit të kaluar” raporton Ministria.

Rreth 84% e disbursimeve me financim të huaj (pa përfshirë mbështetjen buxhetore) janë realizuar nga sektori i Transportit, Energjisë dhe Ujësjellës Kanalizimeve, përkatësisht 33%, 28% dhe 23%.

Leave a Reply

%d bloggers like this: