Kosova

Delawie dhe Zhbogar mbështesin vazhdimin e punës së Kuvendit

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, zhvilloi sot takim me ambasadorin e SHBA-së në Kosovë, Greg Delawie dhe përfaqësuesin e BE-së në Kosovë, Samuel Zhbogar.

Në takim u bisedua për zhvillimet aktuale në Kosovë, me theks të veçantë zhvillimet rreth mbarëvajtjes së punës në Kuvendin e Kosovës. Delawie dhe Zhbogar shprehën mbështetjen e tyre për vazhdimin e punës së legjislativit, në mënyrë që të mos krijohen vonesa në nxjerrjen e ligjeve të rëndësishme për proceset nëpër të cilat është duke kaluar Kosova.

Ambasadori Delawie përcolli mesazhet e Sekretarit të shtetit, John Kerry, që Kuvendi i Kosovës është vend i debatit dhe vendimmarrjes demokratike, e assesi i veprimeve të dhunshme. Ndërsa, kryetari i kuvendit, Veseli theksoi se nuk ka rrugë tjetër për tejkalimin e situatës së krijuar, përveç rrugës së dialogut të hapur në mes të gjithë akterëve të jetës politike dhe institucionale në Kosovë.

“Çdo ide apo iniciativë që ndihmon në drejtim të kësaj është e mirëpritur dhe do të ketë mbështetjen time të plotë”, theksoi kryetari i Kuvendit kosovar, Veseli.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button