Ekonomia

BSH: 3-mujori i dytë: Investimet e huaja direkte rritën 39.7%

investimeInvestimet e huaja direkte neto u rritën me rreth 39.7% në nivel vjetor, bëri të ditur Banka e Shqipërisë në raportin e publikuar të mërkurën mbi “Zhvillimet e sektorit të jashtëm në 3-mujorin e dytë 2015”. Sipas BSH-së, në raport ndaj PBB-së, IHD-të neto u vlerësuan në rreth 7%. Në ndarjen sipas instrumenteve të investimit, kontributin kryesor në rritjen e detyrimeve vendase në trajtën e investimeve të huaja direkte e dha rritja e investimeve në trajtën e “kapitalit dhe aksionet në fondet e investimeve”. Në anën tjetër, investimet direkte në trajtën e fitimit të investuar dhe instrumenteve të borxhit rezultuan në rënie. Ndërkohë, Banka e Shqipërisë bën të ditur se në fund të vitit 2014, stoku i investimeve të huaja direkte ishte 4,553.4 milionë euro.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button