Bota

Erdogan: Jashtë çdo diskutimi për tërheqjen e trupave turke nga Iraku

Presidenti turk, Rexhep Tajip Erdogan theksoi se ishte “jashtë çdo diskutimi” tërheqja e trupave turke të dislokuara së fundmi pranë qytetit irakian të Mosulit (veri), duke vënë theksin edhe më tepër se këto trupa kishin një mision stërvitor.

“Trupat turke po kryejnë në Bashiqa në kuadër të posaçëm për mision stërvitor”, deklaroi Erdogan gjatë një konference shtypi të mbajtur dje në mbrëmje.

“Numri i ushtarëve do të rritet ose do të zvogëlohet në funksion të numrit “peshmerga” (trupat e rajonit autonom të Kurdistanit irakian. Një tërheqje e mundshme është jashtë çdo parashikimi”, këmbënguli ai.

Turqia ka dislokuar javën e fundit disa qindra ushtarë dhe automjete ushtarake në Bashiqa, në afërsi të qytetit të dytë më të madh të Irakut, Mosulit në rajonin e Mosulit (veri të Irakut) i pushtuar prej qershorit të vitit 2014 nga grupi i Shtetit Islamik (ISIS). Këto ushtarë do të stërvisin irakianët për të luftuar kundër organizatës xhihadiste.

Ky proces dislokimi ka ngjallur tensione të larta me qeverinë e Bagdadit, e cila nga ana e saj ka kërkuar tërheqjen e trupave duke kërcënuar se do ta çojë këtë çështje për shqyrtim në Këshillin e Sigurimit të OKB-së

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button