Maqedonia

Kosova tensionon marrëdhëniet Serbi-Maqedoni

Marrëdhëniet Beograd-Shkupit janë tronditur seriozisht para disa ditësh. Kjo tronditje po vazhdon dhe ka gjasa të ashpërsohet.

Siç njofton gazeta e Beogradit “Novosti”, shkak për këtë tendosje të re është një mbishkrim në një tabelë në një rrugë në ndërtim e sipër.

Tabela me mbishkrimin Bivša Jugoslovenska Republika Makedonija (BJRM) – Ish – Republika jugosllave e Maqedonisë është vendosur para dhjetë ditësh në pjesën e rrugës të sapo hapur të Korridorit 10 te Vladiq Hani.

Tabela që tregon rrugën e kufirit, i ka hidhëruar shumë maqedonasit dha ata e kanë thirrur urgjentisht për këshillime ambasadoren e Serbisë në Shkup Dushanka Divjak Tomiqin, transmeton Koha net. Ambasadores me këtë rast i është shqiptar edhe demarshi verbal, njofton INA.

Këtë e ka konfirmuar edhe ministri serb i Punëve të jashtme Ivica Daçiq i cili nuk sheh arsye për vërejtjet nga Shkupi.
“Atyre po u pengon kjo tabelë, e ne nuk ka pengon pse ata votuan për anëtarësim të Kosovës në UNESCO”, ka thënë ai duke shtuar se ambasadorja e Serbisë në Shkup ua ka transmetuar këtë zyrtarëve maqedonas.

Zyrtarë maqedonas kanë thënë se Serbia, edhe pse nga OKB kanë marrë ulësen me mbishkrimin FYROM (IRJM), e ka njohur me emrin kushtetues Republika e Maqedonisë. Për këtë arsye ata kërkojnë që tabela me këtë mbishkrim të hiqet urgjentisht.
“Tabela me BJRM nuk do të hiqet”, është kategorik Daçiq duke theksuar se njohjen me emrin Republika e Maqedonisë e ka njohur regjimi i Slobodan Milosheviqit.

Këto nuk janë shkëndijat e para ndezëse në marrëdhëniet Serbi.
Ambasadori maqedonas në Beograd në vitin 2008 është shpallur personna non grata për shkak të njohjes së Kosovës e po atë viti Beogradi Shkupit i kishte dërguar demarsh pas formimit të Komisionit të përbashkët Kosovë – Maqedoni për shënimin e kufirit ndërmjet dy vendeve. Në vitin 2006 Shkupi i kishte dërguar notë proteste Beogradit për shkak të financimit Kishës ortodokse të Argjipeshkvisë së Ohrit nga Qeveria e Serbisë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button