Maqedonia

Gjermania mbështet Maqedoninë me 2 milion euro për emigrantët

Dy milion euro Gjermania ka vënë në dispozicion për Maqedoninë, prej gushtit të 2015, pas një rritje të madhe të refugjatëve që kalojnë tranzit përmes Evropës Perëndimore, njofton Telegrafi.

Pas krizës së refugjatëve nga e cila Maqedonia është prekur, Gjermania sot ka vendosur fond prej 2 milion eurove për të mbështetur vendin në trajtimin me këtë krizë, njoftoi sot Ambasada Gjermane.

Asistenca, siç thuhet, është kryer me partnerët maqedonas në vend, komunat dhe qytetarët të cilët janë të prekur veçanërisht duhet të marrin mbështetje përmes masave konkrete.

Në gusht të vitit 2015 Gjermania ka dhënë 200 mijë euro në ndihmë emergjente për refugjatët që kalojnë tranzit nëpër Maqedoni (ushqim, artikuj për higjienë) përmes Kryqit të Kuq Gjerman në bashkëpunim me MKK, përmes Ambasadës Gjermane.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button