Bota

Arrin në 390 numri i të vdekurve në 13 ditë të ofensivës izraelite

izrael-te-vdekur1-551x350 Të paktën 40 persona u vranë sot nga një sulm intensiv në një lagje të qytetit të Rripit të Gazës duke e çuar në 390 numrin e të vdekurve palestineze në ditën e 13-të të ofensivës izraelite ushtarake, sipas forcave të shpëtimit. Në drejtues ambulance dhe një kameraman i një stacioni televiziv palestinez bëjnë pjesë mes 40 viktimave të Charayas. Ambulancat nuk mund të futen në këtë zonë në afërsi të kufirit me Izraelin për shkak të intensitetit i bombardimeve.
Përveç të tjerave, në enklavën palestineze, pesë persona të tjerë u vranë nga sulmet izraelite.
Sipas zëdhënësit të shërbimeve palestineze të urgjencës, Achraf al-Qoudra, pritet që bilanci i viktimave të rëndohet nga intensiteti i bombardimeve në lindje tdhe në veri të qytetit të Rripit të Gazës.
“Pjesa më e madhe e personave të vrarë dhe të plagosur janë vivilë”, theksoi ai duke shtuar se janë më shumë se 3 000 të plagosur në 13 ditë.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button