Home / roze / Michelle Obama këndon rap

Michelle Obama këndon rap

Zonja e parë e Amerikës, Michelle Obama ka xhiruar një video rap, në Shtëpinë e Bardhë, si pjesë e fushatës nxitëse që të rinjtë të shkollohen.

Michelle ka kërcyer, ka kënduar, dhe ka veshur syze supertë mëdha, në një video ku shfaqet pranë Jay Pharoah, komedianin e njohur që e pëlqen aq shumë i shoqi.

Zonja Obama këndon rap solo një pjesë të këngës (e përkthyer në shqip): “South Side Chicago, të gjithë e dimë, duhet të punojmënë çdo kohë për të bërë të nesërmen. Dhe çdokush duhet të bëjë ëndrrën e tyre realitet.Hej, fëmijë që na dëgjoni në Michigan, ky mund të jesh ti”.

Ajo i bashkohet edhe refrenit: “Nëse dëshiron të fluturosh lart, duhet të shkosh në shkollë. Të arrish majat, të kesh para? Mbushe kokën me njohuri”.

Fushata e zonjës Obama “Better Make Room” ka si objektiv nxënës të moshave 14 deri në 19 vjeç, dhe nxit rritjen e numrit të atyre që përfundojnë gjimnazin, numër i cili është në rënie. Vetë Michelle, është rritur në një familje punëtore në South Side of Chicago.

Leave a Reply

%d bloggers like this: