Home / Bota / Kerry: Uashingtoni shumë i shqetësuar për aksesin e limituar të OSBE-së në vendin e rrëzimit të avionit malajzian

Kerry: Uashingtoni shumë i shqetësuar për aksesin e limituar të OSBE-së në vendin e rrëzimit të avionit malajzian

avioni-i-rrezuar-25-466x350Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry i shprehu sot homologut rus, Serguei Lavrov shqetësimin e thellë të Uashingtonit për kushtëzimin e aksesit të hetuesve ndërkombëtarë në qendrën e rrëzimit të avionit malajzian në Ukrainë.
“SHBA është shumë shqetësuar nga fakti se për ditën e dytë radhazi, hetuesve ndërkombëtarë dhe OSBE-së iu është refuzuar aksesi në vendin e rrëzimit të avionit”, theksoi departamenti amerikan i Shtetit duke iu referuar kësaj bisede telefonike.
Dyzet e tetë orë pas rrëzimit të avionit, që mendohet të jetë sulmuar nga një raketë, me 298 persona në bord, 192 prej të cilëve holandezë, rebelët vazhdojnë të pengojnë aksesin në vendin e rrëzimit të avionit për inpektorët ndërkombëtarë, por gjithashtu dhe për zyrtarët ukraians.
Kerry i ka kërkuar Moskës të marra masa të menjëhershme për reduktimin e tensioneve në Ukrainë dhe veçanërisht të bëjë gjithçka është e mundur që separatistët prorusë të dorëzojnë armët.

Leave a Reply

Your email address will not be published.