PolitikaQeveritare

Rama: Reformim PS-së për të mbështetur reformat

Turi “Ta pastrojmë më tej Shqipërinë” nuk është një proces që synon vetëm zgjerimin, hapjen dhe rritjen e Partisë Socialiste, por është një proces i lidhur ngushtësisht edhe me reformat e ndërmarra nga Qeveria.

Ndalesa e radhës e kryeministrit Edi Rama në turin e takimeve me bazën ishte Gjirokastra.

“Procesi nuk është i lidhur vetëm me nevojën për të hapur, zgjeruar, rritur dhe forcuar Partinë Socialiste, por gjithë ky proces është i lidhur me domosdoshmërinë për të fuqizuar kursin e reformave, përmbajtjen e qeverisjes tonë dhe për të çuar edhe më shumë energji përpara operacionit tërësor që kemi nisur me reformat tona. Është domosdoshmëri që të kuptohet se ka një lidhje të brendshme të rëndësishme mes asaj që bëjmë si forcë kryesore qeverisëse në qeverinë e vendit dhe asaj që ne bëjmë çdo ditë për këtë proces brenda Partisë Socialiste”, deklaroi kryeministri Rama,.

Kreu i qeverisë ripërsëriti nevojën e një reformimi të brendshëm të Partisë Socialiste jo vetëm për nevojën e kësaj partie, por edhe si mbështetje për të vazhduar me tej me reformat e munguara në 20 vjet, sipas tij.

Rama këmbënguli edhe njëherë se Partia Socialiste nuk mund të jetë një trampolinë për t’u hedhur në një vend pune në shtet. Si shembull i kësaj, ai u ndal tek reforma në arsim.

“Kam parë reagime të shpeshta në lidhje me arsimin, por ne jemi krenarë për reformën që po shpëton shkollat nga kthetrat e politikës, deklaroi kryeministri.

Rama kërkoi nga strukturat që të hapen ndaj qytetarëve dhe për të mos kufizuar anëtarësinë në një fis, lagje apo pallat.

Related Articles

Nje koment

  1. Kancery I shqiperise eshte PD e fashistit Sali berisha.Pastroe kopene e hajduterise te Sali Berishes dhe Adriatik Llalles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button