Te ndryshme

“Terapi gjenetike e vetëvrasjes”

Shkencëtarët kanë zbuluar një teknike terapie nëpërmjet geneve, e cila është e aftë të modifikojë qelizat e kancerit të prostatës që trupi i njeriut t’i sulmojë dhe ti vrasë ato.

Kjo teknikë shkakton një vetëshkatërrimi të qelizave tumorale, prandaj ka marrë emrin “terapia gjenetike e vetëvrasjes”. Kërkimet e shkencëtarëve amerikanë kanë parë përmirësime në 20% të pacientëve me kancer prostate pas një trajtimi 5-vjeçar.

Një ekspert i kancerit thotë se duhen më shumë studime për të gjykuar efektivitetin e saj. Kanceri i prostatës është lloji më i përhapur i kancerit tek meshkujt.

Studimi, i bërë nga shkencëtarët e Houston Methodis Hospital në Teksas, tregon se “terapia gjenetike e vetëvrasjes”, kur kombinohet me radioterapi, mund të jetë një trajtim premtues për kancerine e prostatës në të ardhmen.

Teknika përfshin qelizat e kancerit, që modifikohen gjenetikisht, duke i dërguar sinjale sistemit imunitar të pacientit për t’i sulmuar ato.

Zakonisht, trupi nuk i njeh qelizat e kancerit si armiq, prandaj ato përfshihen me qelizat e shëndetshme e normale. Ndryshe nga infeksionet, ndaj të cilave trupi reagon, sistemi imunitar nuk reagon për t’i vrarë qelizat kanceroze.

Duke përdorur një virus që transporton terapinë gjenetike në qelizat e tumorit, rezultati është se këto qeliza vetëshkatërrohen, duke lajmëruar sistemin imunitar të pacientit se është koha për një sulm masiv.

Në dy grupe prej 62 pacientësh, një grup bën dy herë terapi gjenetike, dhe grupet e tjera që kanë gjithashtu një kancer agresiv të prostatës kanë marrë trajtimin tre herë. Të dyja grupet bënë gjithashtu edhe radioterapi.

Të mbijetuarit pas pesë vitesh ishin 97% dhe 94%. Biopsia e kancerit pas dy vitesh rezultoi negative në 83% dge 79% të pacientëve të të dy grupeve. Dr. Brian Butler, nga Houston Methodist Hospital në Teksas, thotë se mund të ndryshojë mënyrën se si trajtohet kanceri.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button