Home / Te ndryshme / Metroja londineze, simboli i krenarisë britanike
B5TYX4 UK London Underground train at station

Metroja londineze, simboli i krenarisë britanike

Plot stil, histori dhe për më tepër, thjesht “british” – metroja e Londrës ka shumë fansa: përveç miliona udhëtarëve vendas, atë e vizitojnë edhe miliona turistë. Udhëtimi nëpër të, rrëfen shumëçka rreth krenarisë teknike angleze të një shekulli e gjysmë më parë

“Mind the gap”, buçet një zë paralajmërues dhe vazhdon më tej: “Stand clear of the closing doors!”. Dhjetëra udhëtarë nxitojnë ashtu shumë pranë njëri-tjetrit të ecin në radhë, të pandikuar nga zëri që vjen nga aparaturat dixhitale për t’u tërhequr vëmendjen. Shumë i ngjeshur e plot lagështi ngjan ajri nëpër galeritë e metrosë së Londrës këtë vjeshtë, ndërkohë që ajo ka mbushur edhe 152-vjetorin e çeljes së saj.

“London Underground” ose siç njihet ndryshe në “slleng”-un vendas më thjesht “the Tube”, është edhe më e vjetra në botë. Në vitin e inaugurimit të saj në 1863, të gjitha kokat e botës u drejtuan si të shtangura drejt Londrës, asokohe sigurisht, zemra e një perandorie të stërmadhe botërore me shtrirje nga Australia deri në Kanada.

Sërish edhe një herë, inxhinierët viktorianë kishin sjellë në dritë një kryevepër: pas thuajse dhjetë vjetësh zënkash e debatesh për financimin e saj, gjurmën nga do kalonte, rregullat teknike etj., më në fund mori jetë për herë të parë në historinë njerëzore një udhë e hekurt nëntokësore, duke sjellë një atmosferë të vërtetë madhështore festive në mbarë kombin britanik.

“Përllogaritjet nxjerrin se kanë qenë mbi tridhjetë mijë pasagjerët e pranishëm në ditën e çeljes së saj, duke udhëtuar në metro”, tregon Louise Lee nga Muzeu Londinez i Transporteve.

Asokohe, në metro, sigurisht, akoma ekzistonin lokomotivat me avull që tërhiqnin vagonë, por gjithsesi, që shfaqeshin në stacion me një përpikëri të madhe, çdo dhjetë minuta.

Qysh atëherë, metroja ka mbijetuar në kryeqytetin metropol britanik, duke shkruar një histori më vete. Qysh në vitin 1880, çdo vit në të kanë udhëtuar 40 milionë londinezë e të huaj. Pas një faze ekspansioni të mirëfilltë, zhvilluar nëpërmjet gjashtë shoqërive të transportit urban, londinezët është dashur të udhëtojnë më pas në një rrjet të vërtetë labirinthesh.

Në disa stacione, tunelet e pronarëve të ndryshëm, madje nuk lidheshin me njëri-tjetrin dhe pasagjerët duhej të dilnin në sipërfaqe e të merrnin një mjet mbitokësor për të kaluar më pas në stacionet e metrosë së një pronari tjetër. Tarifa të larta bënë që shqetësimi e irritimi ndër banorët e Londrës të shtohej më shumë, para se shumë ndërmarrje të tjera transporti, të vendosnin të lidheshin së bashku në një union të vetëm.

Në “London’s Transport Museum” në “Covent Garden”, të cilin e përmendëm edhe më lart, turistët dhe vendasit në të njëjtën masë plotësojnë si pa vënë re historinë e “Londos’ Tube” dhe të moçmit, thuajse nuk e njohim më atë nga ndryshimet që i janë bërë në kohë. Sot, ajo paraqitet, sigurisht, si tepër moderne. Rreth 2,8 milionë udhëtarë udhëtojnë në të çdo ditë në një rrjet shinash me shtrirje prej 408 kilometrash.

Stacione si ai i Westminster-it vlejnë si vepra të mirëfillta me vlera arkitektonike dhe madje për këtë arsye, vlera e tyre që vjen nga koha viktoriane, pengon seriozisht modernizimin e metrosë.

Pas vitit 1987, një zjarr ra në shkallët e drurit dhe 31 pasagjerë gjetën si pasojë asokohe, fatkeqësisht, edhe vdekjen. Kështu që u bë menjëherë e domosdoshme një shtytje modernizuese. “Sot, atje nuk ka më shkallë ose shkallare druri”, të pohon e sigurt Louise Lee. “Thuajse të gjitha janë prej hekuri, e disa janë edhe prej bronzi, të cilat, sigurisht, përbëjnë përjashtime”.

Ngarkesat që kanë ardhur si pasojë e kohës dhe e traditës historike britanike, siç është për shembull, tendenca për të mos investuar ose investuar sa më pak në transportin publik, akoma dhe sot e kësaj dite paraqesin probleme.

Ndërkohë, BBC ankohej deri para pak viteve me zë të lartë se shoqëria e transporteve “Tube-Lines” po përpiqej që nëpërmjet internetit, konkretisht nëpërmjet ankandit online “eBay”, të blinte pjesë ndërrimi për të zëvendësuar pjesë të vjetra të metrosë e që tanimë nuk hynë në punë, gjithsesi pa sukses.

Megjithatë, Unioni i Transporteve të Londrës propagandon stad të lartë sigurie dhe klientë të kënaqur. Profesionalisht, ndërmarrja në fjalë bëri agjitacion për kushtet që ajo garanton edhe kur në Londër ndodhën sulmet e qershorit 2006, kur terroristë islamikë të hipur në katër trena të ndryshëm të metrosë, kryen shpërthime të mëdha e ku vdiqën plot 56 veta.

Për të shmangur një panik të madh, “Transport of London” bëri të ditur fillimisht me shumë zgjuarsi se kishte pasur një ndërprerje të elektricitetit, duke dërguar menjëherë më pas ekipet e ndihmës së shpejtë e duke organizuar punën për transportimin e të plagosurve. Besimi i londinezëve në masat e sigurisë që ofron kësisoj metroja, pësoi disa goditje të vogla nga kjo, por gjithsesi, menjëherë pas sulmit, trenat e metrosë nisën sërish punën e tyre normale.

Për ta çuar përpara modernizmin e domosdoshëm të metrosë, qeveria britanike pati shpallur tetë vjet më parë një valë të re investimesh që do zgjasë deri në vitin 2030 e që kap shifrën e 16 miliardë paundëve. Trena të rinj, një shërbim më i mirë dhe zgjerim i rrjetit – do të bëjnë që shumë shpejt, çdo gjë të duket e përsosur. E kështu që nuk do të ketë asnjë metro në botë më të mirë sesa ajo e Londrës, duke kontribuar kështu në rivendosjen e krenarisë kombëtare.

Leave a Reply

%d bloggers like this: