Home / Moda / Zbuloni shtatë ngjyrat e sezonit festiv

Zbuloni shtatë ngjyrat e sezonit festiv

Në listën e mëposhtme janë përzgjedhur ngjyrat që duhet të provosh patjetër gjatë këtij sezoni festiv.

Tendenca e një pamje të bukur është më dominues në ngjyra të tilla si kamel, e hirta apo edhe ngjyra të forta dhe të errëta.

Ja cilat janë ngjyrat më të parezistueshme të momentit.

Vishnjë
Është ngjyra e verës ajo që të çon më shumë se kudo në muajin e festave. Çdo lloj kombinimi me të bëhet edhe më seksi, edhe më romantik dhe tërheqës.

Kamel
Ngjyra që i shkon çdo lloj moshe dhe çdo stine. Përgjatë festave është ngjyra e preferuar, sepse të fal një pamje të rregullt dhe të pastër. Pantallonat e kombinuara me një pulovër me jakë golf janë një veshje për çdo rast.

E hirtë
Zakonisht është krijuar ideja se është ngjyra tipike e veshjeve sportive, por edhe një fustan elegant në ngjyrë gri do të ishte zgjidhja perfekte e festave.

Ngjyrë ulliri
Është po ashtu një nga ngjyrat më IN të sezonit. Gjithçka mund të gjesh në ngjyrë ulliri dhe të dukesh me stil. Kombinimet me të janë shumë të thjeshta dhe nuk kanë nevojë për shumë mund. Pulovrat, fundet e trikotuara apo edhe palltot në ngjyrë ulliri janë shumë praktike gjatë sezonit të ftohtë.

E bardhë
Si mund të lihet jashtë festave ngjyra simbol e tyre? Gjithçka e bardhë në këtë muaj festiv do të dukej edhe më interesante. Aksesorët mund t’i zgjedhësh në çdo lloj variant: të mëdhenj, me ngjyra apo vintage. Çdo gjë është e bukur mbi të bardhën e borës.

Pudër
Është ngjyra e feminilitetit, kush nuk e ka në gardërobë? Që nga vajzat e vogla e deri tek adoleshentet, zonjushat dhe zonjat, shkruan revista class. Një fustan, një këmishë apo çdo lloj aksesori me të të shton më shumë delikatesën femërore.

E kaltër
E ashtuquajtur ngjyra e zyrës,e kaltra është ngjyra që të shton më shumë klasin. Edhe përgjatë muajit festiv, çdo kombinim me blu do t’u shtonte më shumë sharmë linjave për të sjellë më shumë harmoni në festa.

Leave a Reply

%d bloggers like this: