KronikaSporti

Optimizëm për grupin e kombëtares në Evropian

Kombëtarja shqiptare e futbollit ka mësuar kundërshtarët në fazën finale të Kampionatit Evropian “Francë 2016”.

Shorti i hedhur mbrëmjen e së shtunës në Paris i vendosi kuqezinjtë në Grupin A së bashku me Francën, Rumaninë dheZvicrën.

Ndeshjen e parë do ta luajmë kundër Zvicrës, ndërsa sfida hapëse e Evropianit do të jetë Francë – Rumani.

Këto janë 6 grupet:

Grupi A: Francë, Rumani, Shqipëri, Zvicër

Grupi B: Angli, Rusi, Uells, Sllovaki

Grupi C: Gjermani, Ukrainë, Poloni, Irlandë e Veriut

Grupi D: Spanjë, Çeki, Turqi, Kroaci

Grupi E: Belgjikë, Itali, Irlandë, Suedi

Grupi F: Portugali, Islandë, Austri, Hungari

Ky është kalendari i plotë e ekipit tonë:
11 qershor: Shqipëri – Zvicër (Lens, ora 15:00)
15 qershor: Francë – Shqipëri (Marsejë, ora 21:00)
19 qershor: Rumani – Shqipëri(Lion, ora 21:00)

Sipas rregullores, kualifikohen dy skuadrat e para të çdo grupi dhe katër të tretat më të mira.

Reagimet pas shortit

Edi Rama: “Edhe në Finalet 2016 një grup i pamundur, por eliminatoret na mësuan se asgjë s’është e pamundur:-) #‎ForcaShqiperi”.

Xhani De Biazi: “Do të përpiqemi të fitojmë eksperiencë, do të bëjmë lojën tone e të shfaqim cilësitë tona. Kemi një skuadër të re me lojtarë që kanë disa kohë që luajnë bashkë. Shpresojmë që të bëjmë gjëra interesante në këtë Evropian dhe të bëjmë sa më mirë që të jetë e mundur. Do të japim maksimumin në këtë garë, nuk kemi asgjë për të humbur. Do të japim gjithçka në fushë”.

Etrit Berisha: “Janë kundërshtarë që i kemi takuar edhe më herët. I njohim të gjithë kundërshtarët të cilët i kemi në grup. Mendoj që me ekipin që kemi, ne kemi shanse të mira edhe pse normalisht do të jetë vështirë, por mendoj që mund t’ia dalim. I njohim kundërshtarët dhe e dimë se si luajnë. Do ta jap maksimumin që ta ndihmoj kombëtaren të arrijë rezultate pozitive. Nëse luajmë si ekip siç kemi luajtur deri tani, nuk do të jetë problem”.

Elseid Hysaj: “Jam shumë i kënaqur për shortin, sepse mund të ishte edhe më i vështirë për ne. Do ta mbyllim të parët ose të dytët. Me shqiptarët e Zvicrës jemi shokë, por do të japim gjithçka në fushë. Do të jetë një takim shumë i fortë”.

Bekim Balaj: “Mund të them që është një short i mirë për Shqipërinë, që na mbush me optimizëm se mund të bëjmë diçka të madhe. Them që në tri ndeshje do të marrim dy barazime dhe një fitore, dhe kështu të kualifikohemi”.

Sokol Cikalleshi: “Ndeshjen e parë e kemi me Zvicrën dhe besoj që kemi fuqi për një fitore, e cila do të na hapte rrugë. Francës nuk i frikësohemi, ndërsa Rumania duhet vlerësuar”.

Shkëlzen Gashi: “Mezi po e presim Evropianin dhe sidomos ndeshjen e parë”.

Alban meha: “Me tifozë Kuq e Zi do të luajmë çdo ndeshje si në shtëpi. S’ka asgjë të pamundur! na priftë e mbara!”.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button