Home / Kronika / Korçë: Pranga grupit të fallsifikuesve të parave

Korçë: Pranga grupit të fallsifikuesve të parave

Agjentët e anti-krimit financiar në Drejtorinë e Policisë së Korçës kanë ndërmarrë këtë të shtunë një operacion që ka çuar në asgjësimin e një grupi kriminal aktiv në falsifikimin e parave.Sipas një njoftimi për shtyp, në kuadër të operacionit të koduar “Kartëmonedha” kanë rënë në pranga 3 persona, ndërsa është sekuestruar një shumë e konsiderueshme parash, të gjitha në euro.

Personat në fjalë janë identifikuar si shtetasit Dionis Vina, Robert Murataj dhe Aleks Qiqi, banues në Korçë dhe të moshave 33, 55 dhe 31 vjeç, të tre me precedentë penalë në Greqi, përkatësisht për “vrasje”, “plagosje të rëndë” dhe “aksident me pasojë vdekjen”.

Ndërkohë, paratë e sekuestruara janë 3.800 kartmonedha në euro të prerjeve të ndryshme, të gjitha të falsifikuara, nënvizojnë më tej burimet.

Tek ky grup falsifikuesish policia arriti falë sinjalizimit të një qytetari nga Korça, i cili kishte denoncuar në polici se personat në fjalë pak kohë më parë kishin blerë prej tij bagëti dhe e kishin paguar me dy kartmonedha 50-euroshe me të njëjtin numër serie, V49948758859.

Denoncuesi i vuri në dijeni agjentët mbi automjetin e përdorur nga këta shtetas, një “Opel” ngjyrë blu, me targë “AA 686 CA”, duke u lëhtësuar kështu identifikimin.

Burimet zyrtare shtojnë më tej se, në momentin e ndalimit, në çantën personale të shtetasit Robert Murataj u gjetën dhe u sekuestruan 27 kartmonedha të prerjes 100 euro dhe 20 të tjera 50-euroshe, të gjitha me të njëjtin numër serie.

Gjithashtu, në cilësinë e provës materiale u sekuestrua edhe automjeti tip “Opel Zefira” me targë “AA 686 CA”, 3 aparate celularë dhe një leje qëndrimi për në Greqi, e zotëruar nga shtetasi Dionis Vina.

Materialet hetimore i kanë kaluar tashmë Prokurorisë së Korcës për procedim të mëtejshëm të të arrestuarve, nën akuzën e “falsifikimit të kartëmonedhave

Leave a Reply

Your email address will not be published.