Home / Bota / Amerika / SHBA: Zjarr në një qendër islamike

SHBA: Zjarr në një qendër islamike

Authoritetet arritën në përfundimin se zjarri që shpërtheu të premten në një xhami në Kaliforni, ishte vënë qëllimisht, me sa duket si një akt për të shprehur urrejtje.

Incidenti ndodhi pak më tepër se një javë pas sulmit terrorist që kreu një çift i besimit islam në San Benardino të Kalifornisë.

Policia tha se i dyshuari për incidentin u identifikua dhe u ndalua pak pasi ra zjarri në ndërtesën e Shoqatës Islamike në Coachella Valley të Kalifornisë Jugore.

Zjarri shkaktoi dëme materiale, por jo lëndime mes njerëzve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.