Europa

Shpërthim në Belgjikë, 5 të plagosur

Një shpërthim i fuqishëm ka dëmtuar një ndërtesë në qytetin belg Verviers, bëjnë të ditur mediat vendase. Nuk është ende e qartë se çfarë e ka shkaktuar shpërthimin dhe nëse ka viktima, por pamjet tregojnë se fasada e tri kateve është shembur.

Njerëz të pranishëm në vendngjarje kanë postuar në rrjetet sociale foto të ndërtesës pas shpërthimit, ndërsa disa prej tyre thonë se shkak mund të jetë bërë një rrjedhje gazi.

Televizioni “RTL” raporton se pesë persona janë të plagosur, ndërsa banorët e zonës janë evakuuar.

“Janë dëmtuar edhe shtëpitë përreth. Zjarrfikësit po punojnë për të siguruar fillimisht zonën”, thë në një deklaratë për mediat kryebashkiaku Muriel Targnion.

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Shiko gjithashtu
Close
Back to top button