Home / Kosova / Delawie: I dëshpëruar për hedhjen e gazit

Delawie: I dëshpëruar për hedhjen e gazit

I kishte dënuar edhe më parë aktet e dhunës, siç mund të konsiderohet hedhja e gazit lotsjellës, dhe e bën edhe këtë të hënë, teksa ndodhej në hollin e Kuvendit të Kosovës.

Ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë, Greg Delawie u shpreh se “ndihej i dëshpëruar që shihte deputetët të hidhnin gaz lotsjellës, pikërisht në një ditë si kjo e sotmja kur duhej të kalonte buxheti i shtetit për vitin e ardhshëm, sikurse edhe shumë pika të tjera me interes për qytetarët e Kosovës”.

“Sot kam parë dy deputetë që realisht duhej të ishin nën arrest shtëpiak. Më dëshpëron fakti që dy anëtarë të Parlamentit nuk respektojnë policinë dhe rendin”, shtoi më tej ambasadori Delawie.

Diplomati amerikan shtoi gjithashtu se hedhja e gazit lotsjellës në Kuvend po vijon, pavarësisht thirrjeve të Sekretarit amerikan të Shtetit, John Kerry, gjatë ndalesës së shkurtër të tij në Kosovë pak ditë më parë. Ambasadori amerikan shprehet i shqetësuar për retorikën nacionaliste, që ka parë ditët e fundit në Kosovë.

Leave a Reply

Your email address will not be published.